Shoqeria “Kristal 2001″ sh.p.k u krijua ne korrik te vitit 2001 dhe ne muajin tetor 2001 filloi aktivitetin e saj ne fushen e prodhimit te konfeksioneve, ne bashkepunim me klientet e saj italiane . Bashkepunimin e pare e ka pasur me firmat e prodhimit te pantallonave jeans dhe sportive “Casucci”, “Wampum” dhe “Only” ku fitoi nje pervoje te pasur ne kete fushe.
Me kalimin e viteve dhe shtimin e pervojes u zgjerua bashkepunimi me kliente qe operonin ne fushen e veshjeve profesionale dhe ato te punes si ‘’TR group’’ , me qender ne Pescara ;’’BP’’ me qender ne Koln te Gjermanise , ‘’For int‘’ me qender ne Frosinone / Itali, ‘’Di Benedetto lingerie’’ ne Bisceglie Itali , etj.
Nga momenti qe marrim modelin apo kampionin te cilin duhet te punojme, stafi yne punon per prerjen e tesutit sipas kerkesave te klientit. Pasi eshte bere prerja e tesutit me masat e kerkuara fillon procesi i qepjes dhe i pastrimit te fijeve nen monitorimin e pergjegjesve tane te kualifikuar.
Pasi njihemi me logon qe doni te realizoni fillon menjehere puna per perpunimin dhe konvertimin e saj ne vektore, duke bere te mundur qendisjen apo stampimin ne cilesi sa me te mire. Pajisjet tona moderne arrijne te prodhojne nje sasi te konsiderueshme logosh ne dite.
Gjithasthu ne fabriken tone do te keni mundesine e magazinimit te mallit deri ne momentin e pershtatshem per te bere transportin me mjetet tuaja, ose mund te zgjidhni transportin nga ana jone. Transporti behet si ne Shqiperi ashtu dhe ne vendet fqinje si Itali, Greqi, Kosove, Mal i Zi etj.