Rreth Nesh

Rreth Nesh

Kristal 2001 Sh.P.K

Shoqeria “Kristal 2001″ sh.p.k u krijua ne korrik te vitit 2001 dhe ne muajin tetor 2001 filloi aktivitetin e saj ne fushen e prodhimit te konfeksioneve, ne bashkepunim me klientet e saj italiane . Bashkepunimin e pare e ka pasur me firmat e prodhimit te pantallonave jeans dhe sportive “Casucci”, “Wampum” dhe “Only”  ku fitoi nje pervoje te pasur ne kete fushe.

Me kalimin e viteve dhe shtimin e pervojes u zgjerua bashkepunimi me kliente qe operonin ne fushen e veshjeve profesionale dhe ato te punes si ‘’TR group’’ , me qender ne Pescara ;’’BP’’ me qender ne Koln te Gjermanise , ‘’For int‘’ me qender ne Frosinone / Itali, ‘’Di Benedetto lingerie’’ ne Bisceglie Itali , etj.

Aktualisht shoqeria numeron rreth 130 punjonjes te kualifikuar , nje game te fuqishme makinerish dhe pajisjesh , 2 kamione per te bere transportin e lendes se pare dhe prodhimit te perpunuar(prerje,qepje,paketim) , gati per t’u lancuar ne treg .

Aktiviteti zhvillohet ne ambientet e vete shoqerise , nje fabrike 3 kateshe, me nje siperfaqe reth 5600 m2 ne kushte bashkekohore . Ne krye te ndermarrjes eshte nje staf I kualifikuar drejtuesish , teknikesh , mekanikesh dhe menaxheresh qe bashkepunojne per te realizuar me sukses qellimin final; Ate te permbushjes me perpikmeri te cdo kerkese te klienteve. Shoqeria eshte ne kerkim te partnereve te rinj me synim per te krijuar eksperienca te reja dhe per te fituar pervoje te metejshme.

Ne kuader te rritjes se prodhimit eshte prej 4 vjetesh reparti I qendisjes , I cili drejtohet nga nje djale I ri me shume pervoje dhe kerkesa te larta ne drejtim te futjes se teknologjise dhe metodave te reja qe kerkon prodhimi cilesor dhe shumellojshmeria . Se shpejti shoqeria do te hape edhe repartin e stamperise duke krijuar kushtet e nevojshme per nje cikel te plote dhe te mbyllur brenda ndermarrjes.

Oraret e Punes

Oraret e punes ne fabriken e veshjeve Kristal 2001.Ne momente fluksi punojme dhe diten e diele per te arritur objektivat e vena nga klienti.

E hene - E Premte:

6am - 7pm

E Shtune:

6am - 3pm

E Diele:

Mbyllur

Informohuni mbi sherbimet tona!
WhatsApp WhatsApp us